Gara për renditjen brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës po bëhet gjithnjë e më e ngushtë gjatë procesit të numërimit të votave nga KQZ-ja. Aktualisht, Avdullah Hoti renditet i pesti me 9 mijë e 680 vota, ndërsa shumë pranë tij është Doarsa Kica-Xhelili me 9 mijë e 661 vota. Diferenca mes tyre është minimale dhe mbetet të shihet se kush do ta ruajë pozitën e pestë pas përfundimit të numërimit.
