G Bani pa filtra: “Hyra në Big Brother për famë dhe para, jo për miqësi”

Para 1 vit

G Bani është një nga reperët e gjeneratës më të vjetër në Shqipëri.

Ai mori vëmendje të madhe gjatë këtyre muajve për shkak të hyrjes në Big Brother VIP Albania.

I njëjti në “Mos i bjer me top” ka treguar edhe arsyet se përse mori vendim të futej në këtë format.

Ai përmendi Luizin si një nga personazhet që e ka inspiruar si dhe të tjerë konkurrentë.

“Pranova se kur mendoj Big Brotherin mendoj Luizin atë fenomenin që u bë atëherë sigurisht që janë edhe nga edicionet e tjera disa njerëz të cilët më kanë bërë shumë përshtypje”, u shpreh ai.Në anën tjetër artisti shqiptar pranon se ka qenë i interesuar edhe për famë e para.