Një delegacion i Komandës së Logjistikës së Forcës së Sigurisë së Kosovës, i kryesuar nga kolonel Mehmet Lladrovci, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Komandën Mbështetëse dhe strukturat vartëse të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Gjatë vizitës, delegacioni nga FSK u prit nga komandanti i Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Aleksandër Pando dhe nga zyrtarë të tjerë të FARSH-së. Në takime të ndara, janë trajtuar çështje që lidhen me logjistikën dhe kapacitetet shëndetësore ushtarake.
Delegacioni u informua në detaje mbi strukturat dhe kapacitetet operacionale të ushtrisë shqiptare dhe u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit, shkëmbimin e përvojave dhe trajnimeve të përbashkëta.
Të dy palët rikonfirmuan përkushtimin për forcimin e partneritetit ndërmjet dy ushtrive dhe intensifikimin e aktiviteteve të përbashkëta në të ardhmen.
