Forca e Sigurisë së Kosovës është dekoruar me Medaljen e Argjendtë në njërën nga garat më të vështira ushtarake në botë – “Cambrian Patrol” në Mbretërinë e Bashkuar, ku morën pjesë 118 ekipe nga mbarë bota.
Presidentja Vjosa Osmani vlerësoi lart suksesin e FSK-së, duke thënë se kjo është “Forcë që nderon flamurin dhe frymëzon kombin”.
“Ekipi nga Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë tregoi disiplinë, qëndrueshmëri dhe përkushtim shembullor”, shkroi ajo, duke shtuar se me FSK-në, Kosova është gjithnjë e fortë dhe krenare.
