FSK certifikon gjeneratën 02/2025 të rekrutëve të rinj në Ferizaj

Para 10 muaj

Të premten, më 28 qershor, në Ferizaj do të mbahet ceremonia e certifikimit të gjeneratës 02/2025 të rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Sipas njoftimit zyrtar të FSK-së, ceremonia fillon në orën 10:00 dhe do të zhvillohet në Sallën e Sporteve “Bill Klinton” në këtë qytet.

“Në ceremoninë e certifikimit do të marrin pjesë udhëheqës të lartë shtetërorë, oficerë e nënoficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, mysafirë të ftuar dhe familjarë të rekrutëve”, thuhet në njoftim.

Kjo ceremoni shënon përfundimin me sukses të trajnimit bazë ushtarak për gjeneratën e re të ushtarëve të Kosovës, të cilët tashmë janë të gatshëm të kontribuojnë në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.