Friedrich Merz uron Albin Kurtin, premton thellim të bashkëpunimit Gjermani–Kosovë

Para 2 muaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar urime për mandatin e tretë nga kancelari gjerman Friedrich Merz, i cili ka shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës.

Letrën zyrtare të urimit e dorëzuan ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, dhe zëvendësambasadori Christian Böttcher.

Në mesazhin e tij, Merz thekson mbështetjen e Gjermanisë për integrimet euroatlantike të Kosovës dhe përparimin në dialogun e normalizimit me Serbinë, të ndërmjetësuar nga BE-ja, duke e cilësuar Kosovën partner të fortë dhe të besueshëm. Gjatë takimit u diskutua edhe avancimi i bashkëpunimit në ekonomi dhe siguri.