Franca shënon fitore bindëse ndaj Ukrainës dhe siguron pjesëmarrjen në Kupën e Botës

Para 5 muaj

Franca ka siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026.

Kjo u arrit pas fitores së sotme të ”gjelave” ndaj Ukrainës, me rezultat 4-0,

 

 

Kylian Mbappe hapi serin e golave në minutën e 55-të, pasi u tregua i sakt nga pika e bardhë.

Michael Olise dyfishoi rezultatin në minutën e 76-të, derisa pas nëntë minutave, Mbappe me golin e dytë personal vulosi fitoren.

Golin e fundit e shënoi Hugo Ekitike, në minutën e 88-të.

Me këtë fitore, Franca blindon vendin e parë në Grupin D, me 13 pikë, Islanda dhe Ukraina kanë nga shtatë pikë, ku ndeshjen e fundit përballen mes vete dhe do të luftojnë për të siguruar play-offin.

E fundit në grup renditet kombëtarja e Azerbajxhanit, me vetëm një pikë.