Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar se Franca do ta njohë zyrtarisht shtetin e Palestinës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator. Macron tha se ky vendim vjen si pjesë e përpjekjeve për të sjellë paqe në Lindjen e Mesme dhe për t’i dhënë fund vuajtjeve të civilëve në Gaza.
Por vendimi është pritur me kritika të ashpra nga SHBA dhe Izraeli. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e quajti njohjen “shpërblim për terrorin”, ndërsa Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, e cilësoi si një veprim të pamatur që rrezikon stabilitetin në rajon.
Kjo lëvizje vjen në një kohë kur situata humanitare në Rripin e Gazës është përkeqësuar rëndë dhe negociatat për armëpushim janë bllokuar.
