‘Foto vetëm me PDK e LDK ama’- Rohde ‘subtil’: Gjermania partneritet me çfarëdo qeverie të re në të ardhmen

Para 1 vit

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se shteti i tij do të ketë partneritet të ngushtë me çdo qeveri që del nga zgjedhjet e 9 shkurtit.


Ai këtë dekalratë e bëri në X, duke shpërndarë edhe fotografi nga takimet me dy liderët opozitarë, atë të PDK-së Memli Krasniqi dhe atë të LDK-së Lumir Abdixhiku.

 

Diplomati gjerman u kujdes që mesazhi të jetë i qartë e të mos ketë hapësirë, por në fotografitë e bashkëngjitura edhe mund të thuhet se ka hapësirë. Mungon një lider partie, kësaj tani në pushtet, që edhe është nën sanksionet (masa ndëshkuese) nga BE.

 

Gjermania ishte më diplomatike në qasje ndaj qeverisë në vazhdimësi, plotësim të asaj në BE, por kritikat nuk kanë munguar dhe përflitej për incidente e mospajtime me diplomacinë kosovare gjatë këtij mandati.

Temë e javëve të fundit është e ashtuquajtura ndërhyrje elektorale nga bashkësia ndërkombëtare, posaçërisht pas deklaratave e komenteve nga zyrtari i lartë amerikan Richard Grenell.

Megjithëse, qëndrimet e kritikat e kësaj administrate amerkane për qeverinë s’dallojnë edhe aq nga përmbajtja, retorika gjithsesi është më e ashpër dhe direkte, për reputacionin e kësaj qeveria s’është partner i SHBA. Ish ambasadori amerikan Jeff Hovenier e mbështillte me zbritjen e cilësisë së partneritetit./