Foto që flet më shumë se historia: Musine dhe Vesim Kokalari në Tiranën e nëntorit 1944, pak ditë para tragjedisë

Para 1 vit

Një fotografi e rrallë, e realizuar në fillim të nëntorit 1944, hedh dritë mbi një moment qetësie të përkohshme në Tiranë, pak para se të niste një nga periudhat më të errëta për familjen Kokalari. Në foto shfaqen Musine Kokalari dhe vëllai i saj, Vesimi, duke ecur në rrugën ku ndodhej libraria “Venus”. Të qeshur dhe të qetë, ata duket sikur nuk e parashikojnë furtunën që po afrohet.

Sipas narrativës së dikurshme historike, në atë kohë Tirana ishte në përfshirë nga luftë të ashpër kundër pushtuesit. Por kjo pamje nuk e reflekton një qytet në zjarr, përkundrazi, ajo transmeton normalitet. Në të vërtetë, lufta më e egër po përgatitej të zhvillohej jo kundër një armiku të jashtëm, por ndaj kundërshtarëve të brendshëm ideologjikë, siç ishte familja Kokalari.

Vetëm pak ditë pas shkrepjes së kësaj fotografie, më 12 nëntor 1944, do të fillonin ekzekutimet e para nga regjimi komunist në ngjitje, ku përfshiheshin edhe vëllezërit e Musinesë. Vesimi, i cili shfaqet i qeshur në foto, nuk do të arrinte ta festonte ditëlindjen e tij të 46-të, që e kishte më 13 nëntor.

Fotoja, e publikuar nga Muzeu Kokalari, është më shumë se një kujtim – është një dëshmi vizuale e kthesës së dhunshme që mori historia shqiptare në prag të vendosjes së diktaturës.