Një foshnjë 9-muajshe ka ndërruar jetë të premten në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Foshnja ishte dërguar fillimisht më 29 qershor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit dhe më pas ishte transferuar në QKUK, ku vdiq më 11 korrik. Sipas policisë, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
