Fitojnë me rezultate identike Liverpooli dhe Chelsea

Para 1 muaj

Liverpooli ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Brightonit në xhiron e 18-të të Premier Ligës.

Hugo Ekitike ishte heroi i të Kuqve me dy gola në minutat 1’ dhe 60’.

Ndërkaq, Chelsea fitoi me rezultat të njëjtë ndaj Evertonit.

Cole Palmer, 21’, dhe Malo Gusto, 45+1’, shënuan për të Kaltrit.

Pas këtyre tri pikëve për secilën, Chelsea zë vendin e katërt me 28 pikë, e Liverpooli të gjashtin me 26