Fillon vaksinimi falas kundër gripit në gjithë Kosovën

Para 6 muaj

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike kanë njoftuar se prej sot, 1 tetor 2025, fillon vaksinimi kundër gripit sezonal në gjithë Kosovën.

Vaksinimi do të kryhet falas në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare, të cilat janë furnizuar me vaksina nga IKShPK. Qytetarët ftohen të paraqiten në qendrën më të afërt shëndetësore për të marrë vaksinën.