Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka nisur sot paraqitja e provave nga mbrojtja në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Diplomati amerikan James Rubin është dëshmitari i parë që do të paraqitet në mbrojtje të Thaçit. Seanca po zhvillohet me transmetim të vonuar për 45 minuta për publikun.
Të pranishëm në sallë janë edhe ambasadori i Kosovës në Holandë, Dren Doli, si dhe familjarë të të akuzuarve, përfshirë djalin e Kadri Veselit, Klestor Veseli.
Procesi ka hyrë në fazën përfundimtare, ku mbrojtja pritet të paraqesë dëshmi deri më 14 nëntor 2025. Deri më tani, në këtë çështje janë përfshirë 155 viktima pjesëmarrëse.
