Fero akuzohet për dhunë, ngacmim dhe kanosje ndaj Arbenita Ismajlit – Prokuroria kërkon dënim

Para 10 muaj

Reperi Feronit Shabani, i njohur si Fero, është akuzuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan për tri vepra penale: dhunë në familje, ngacmim seksual dhe kanosje ndaj ish-bashkëshortes së tij, modeles Arbenita Ismajli. Sipas aktakuzës, Fero ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj Arbenitës nga qershori deri në tetor 2024, përmes ofendimeve, kërcënimeve dhe ngacmimeve të vazhdueshme verbale dhe fizike. Në një rast, ai e kishte puthur pa dëshirën e saj, duke pretenduar se kishte “të drejtë” mbi të si bashkëshort. Prokuroria gjithashtu e akuzon për kërcënime serioze me jetë, përmes mesazheve në WhatsApp. Aktakuza është ngritur në dhjetor 2024 dhe Prokuroria ka propozuar ndëshkim ligjor. Fero ishte arrestuar më 11 korrik 2023 për dhunë fizike ndaj Arbenitës. Së fundmi, ai është rikthyer në muzikë pas një pauze dyvjeçare.