Ferizaj: Policia sekuestron armë dhe drogë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Para 7 muaj

Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë zjarri me 16 fishekë dhe sasi të substancave narkotike gjatë ndalimit të një veture që drejtohej nga një i dyshuar kosovar.

Gjatë kontrollit në veturë, policia ka gjetur katër qese najloni me substancë të dyshuar kokainë me peshë 1.62 gramë dhe një qese me marihuanë.

Në vazhdimësi të kontrollit, në banesën e të dyshuarit janë konfiskuar edhe 21 fishekë, dy qese me marihuanë, vetura dhe një telefon.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.