Rreth orës 01:50, Policia në Ferizaj ndaloi dy shoferë që po zhvillonin gara shpejtësie në rrugën “Rexhep Bislimi”. B.B. (31 vjeç) me veturë Audi dhe E.K. (20 vjeç) me Mercedes, u kapën duke qarkulluar me 113 km/h në një zonë ku kufizimi është 40 km/h.
Të dyve iu shqiptuan gjoba prej 500 euro, ndalim i patentë-shoferit për 12 muaj dhe përjashtim nga trafiku. E.K., me patentë vendore, mori edhe 5 pikë negative. Shpejtësia u mat me radar lazerik.
Policia u bën thirrje qytetarëve të shmangin garat e rrezikshme, që rrezikojnë jetën në trafik.
