Ferizaj: 27 vjeçari vdes në vendin e punës, një tjetër lëndohet

Para 9 muaj

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Ferizaj.

Një person ka vdekur derisa një tjetër është lënduar në vendin e punës.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe policia.

Kanun Veseli, zëdhënës për rajonin e Ferizajt, tha për Klankosova.tv. se derisa viktimat kishin qenë duke punuar është rrëzuar mjeti i punës (autovinçi).

“Dhe si pasojë të dy kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve.