Faton Peci zyrtarizon kandidaturën për Mitrovicën: Nuk e kërkova vetë, por iu përgjigja thirrjes së qytetarëve

Para 10 muaj

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Guxo për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, ka deklaruar se nuk ka pasur interes personal për të garuar, por është motivuar nga kërkesat e shumta të qytetarëve dhe bashkëpunëtorëve. Ai tha se vendimi final u mor pas një diskutimi të gjatë me kryeministrin Albin Kurti, ku u shpalosën objektivat e qeverisë për Mitrovicën. Peci e përshkroi këtë qytet si krenari dhe plagë të Kosovës, që sipas tij ka filluar të shërohet.