Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka ushtruar të drejtën e votës në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, ku u pa duke pritur në radhë si gjithë qytetarët e tjerë.
Pas votimit, ai u deklarua për media duke theksuar rëndësinë e këtij procesi për qytetarët dhe komunat.
“Qytetarët kanë sot një mundësi për të vlerësuar punën e të kaluarës dhe për të zgjedhur përmirësimin e jetës së tyre. Dua që, kur kandidatët ta shpallin fitoren, të shpresojmë se me ta kanë fituar edhe qytetarët,” u shpreh Limaj.
