Familjarët në Mejë: Institucionet e Kosovës e kanë harruar masakrën e Mejës

Para 1 ditë

Në Kompleksin Memorial në Mejë, në një hapësirë prej rreth tre hektarësh, familjarët u mblodhën për të kujtuar të vrarët dhe të ekzekutuarit nga forcat serbe më 27 prill 1999.

Gazetarja e Klan Kosovës, Amantina Hasani, e cila ishte në vendin e ngjarjes, raportoi se familjarët kanë shprehur pakënaqësi ndaj institucioneve, duke thënë se ndihen të harruar dhe të lënë anash.

Sipas tyre, përfaqësuesit institucionalë nuk i kushtojnë vëmendje të mjaftueshme kësaj masakre dhe rrallëherë dalin për të bashkëbiseduar me ta.

“Është masakra e vetme që nuk ka dëshmitarë. Dëshmitarët e vetëm ishin deri në momentin kur të vrarët u ndanë nga më të dashurit e tyre”, u shpreh Hasani.

Ndërkohë, sipas agjendës zyrtare, kryeministri Albin Kurti pritet të bëjë homazhe në Mejë në orën 13:30.