Në përvjetorin e lindjes së tij, familja ka kujtuar me një mesazh të ndjerë Ibrahim S. Mazrekun – “Tornaldon”, i cili lindi më 19 nëntor 1969. Në homazhin e publikuar, ai përshkruhet si një person i paharrueshëm, “i lindur për të mos vdekur kurrë”, që vazhdon të jetojë në mendjet dhe zemrat e të afërmve çdo ditë.
Familjarët shprehen se Mazreku do të ishte jashtëzakonisht i lumtur të shihte nipërit dhe mbesën e tij duke u rritur, duke theksuar se edhe pse ai nuk është fizikisht me ta, fëmijët janë krenarë për figurën dhe veprën e tij.
