18:30 – Deri në 18:30, votuan mbi 770 mijë qytetarë (VIDEO)
Deri në orën 18:30, sipas të dhënave të KQZ-së, kanë votuar 770,751 qytetarë me të drejtë vote.
17:39 – Mbi 766 mijë qytetarë votuan deri në orën 17:30 (VIDEO)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon përditësimin e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e votimit të zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit.
Deri në orën 17:34, sipas të dhënave të KQZ-së, del se kanë votuar 766,663 qytetarë.
Në përqindje i bie që deri më tani kanë shfrytëzuar këtë të drejtë 38,35% e qytetarëve me të drejtë vote.
Klankosova.tv do të vazhdojë të ju mbajë të informuar për çdo zhvillim nga ky proces zgjedhor edhe përmes mbulimit maratonik nga Klan Kosova.
18:49 – Halimi (PIPOS): Trendi i daljes së banorëve rezidentë ka pësuar rënie
Fisnik Halimi nga PIPOS ka deklaruar se pjesëmarrja e banorëve rezidentë ka pësuar ulje në zgjedhjet e 28 dhjetorit, krahasuar me zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.
Në “Maratonën Zgjedhore” në Klan Kosova, Halimi tha se dalja mund të jetë më e madhe krahasuar më 9 shkurt, për faktin se diaspora ka votuar më shumë në Kosovë në këto zgjedhje, transmeton Klankosova.tv.
“Trendi i daljes së banorëve rezidentë ka pësuar rënie. Sipas të gjitha gjasave, numri do të jetë pak më i madh se i daljes më 9 shkurt, por kjo i atribuohet ekskluzivisht faktit që bashkatdhetarët tanë kanë votuar këtu”, tha Halimi.

