Evropa po ndryshon rregullat e lojës: Anëtarësim pa të drejtë vote

Para 6 muaj

Bashkimi Evropian po shqyrton një mënyrë të re për zgjerimin e Unionit, duke lejuar që shtetet e reja të bëhen anëtare pa të drejtë të plotë vendimmarrjeje, përfshirë edhe veton. Qëllimi është përshpejtimi i procesit të integrimit, sidomos për vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo ide ka mbështetjen e disa shteteve si Austria dhe Suedia, por përballet me kundërshtime nga Hungaria, Franca dhe Holanda.

Propozimi synon që të shmanget bllokimi i procesit nga një vend i vetëm dhe të realizohen reforma institucionale që BE të mbetet funksionale edhe me më shumë anëtarë.