Eurovisioni: Publiku thërret “Palestina” gjatë momentit që këngëtarja e Izraelit del në skenë

Para 11 muaj

Në TikTok janë përhapur videot nga salla “St. Jakobshalle” në Bazel ku mbahet Eurovisioni, të cilat janë regjistruar gjatë performancës së përfaqësueses së Izraelit, Yuval Raphael.

Gjatë transmetimit të gjysmëfinales së dytë, në momentin kur Yuval po këndonte, dëgjoheshin në heshtje dhe për pak sekonda fishkëllima nga publiku.

Kjo ka shkaktuar debate në rrjetet sociale, ku disa pretendojnë se është përdorur një sistem kundër fishkëllimave për të parandaluar transmetimin e tyre gjatë eventit.

Watch on TikTok

“Edhe njëherë duartrokitje të rreme për Izraelin në Eurovision? Pse po manipulohet publiku?”, “A do të manipulojnë edhe votimin?”, “Nëse duhet përdorur teknologji kundër fishkëllimave për një vend, atëherë fikni zërin e publikut për të gjitha vendet e tjera”, janë disa nga komentet në X (Twitter).

Në TikTok janë shpërndarë edhe video që tregojnë reagimin real të publikut ndaj performancës së Yuval, të cilat nuk ishin dëgjuar në transmetim. Përveç shprehjeve të pakënaqësisë, në videot shihet edhe flamuri palestinez në publik.