Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) ka rishikuar rregulloren për Festivalin Evropian të Këngës, duke lejuar që publiku të valëvisë flamujt që janë “të lejuar ligjërisht”, përfshirë edhe atë palestinez.
Ky ndryshim u zbulua përmes dokumenteve të siguruara nga televizioni kombëtar danez dhe vjen në një kohë me ndjeshmëri të lartë politike. Ndonëse publikut i është dhënë kjo liri, interpretuesit do të përballen me rregulla më të rrepta: atyre u ndalohet të shfaqin flamuj të tjerë përveç atij zyrtar të shtetit që përfaqësojnë.
Ky vendim shihet si një përpjekje e EBU-së për të ruajtur neutralitetin politik, pa kufizuar tërësisht shprehjen e lirë të publikut gjatë ngjarjes që këtë vit mbahet në Zvicër.
