Eugen Cakolli: LVV përdor diasporën për avantazh politik, jo për mbrojtjen e votës”

Para 5 muaj

Eugen Cakolli nga IKD ka reaguar ndaj debatit të fundit për rolin e diasporës në zgjedhje, duke thënë se po krijohet qëllimisht një narrativë e rreme “pro dhe kundër diasporës” për përfitime politike. Sipas tij, vetëm një subjekt – LVV – po e përdor çështjen e diasporës për mobilizim elektoral, duke u paraqitur si mbrojtëse e saj, ndërsa asnjë parti tjetër s’ka bërë retorikë kundër votuesve jashtë vendit.

Ai kritikoi vendimin e KQZ-së për hapjen e qendrave të reja të votimit jashtë misioneve diplomatike, gjë që sipas tij bie ndesh me ligjin. Cakolli përmendi si shembull qendrat në hapësira të papërshtatshme, si ambiente fetare ose restorante.

Në fund, ai theksoi se diaspora nuk duhet as kufizuar e as përdorur politikisht, por trajtuar si pjesë normale e procesit zgjedhor me procedura të qarta dhe të ligjshme.