Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka paralajmëruar se përshkallëzimi i konfliktit midis Izraelit dhe Iranit mund të sjellë pasoja të rënda për sigurinë rajonale dhe një valë të mundshme emigrimi drejt Evropës. Në një bisedë telefonike me kancelarin gjerman Friedrich Merz, Erdogan theksoi nevojën për rifillimin e negociatave për të parandaluar përkeqësimin e situatës. Ai e cilësoi konfliktin si një “kërcënim të madh për sigurinë rajonale”, ndërsa rritja e tensioneve pritet të sjellë sërish në fokus marrëveshjet lidhur me menaxhimin e refugjatëve mes Turqisë dhe BE-së.
