Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, në deklaratën e tij pas përfundimit të Samitit të NATO-s në Hagë, theksoi qartë rëndësinë e pranisë së trupave turke në kuadër të KFOR-it në veri të Kosovës.
Sipas tij, forcat turke luajnë një rol kyç si garantuese të paqes dhe stabilitetit në rajon. “Përderisa trupat tona janë atje, nuk do të ketë probleme,” u shpreh Erdoğan, duke nënvizuar përkushtimin e Ankarasë për të ruajtur sigurinë në Kosovë dhe për të mbështetur misionin ndërkombëtar të NATO-s.
Deklarata vjen në një moment kur situata në veri të Kosovës mbetet e ndjeshme dhe roli i forcave paqeruajtëse vlerësohet jetik për shmangien e tensioneve të mëtejshme.
