Enada Hoxha shkruan historinë: Baleti im është blerë nga teatri “Massimo di Palermo”

Para 11 muaj

Vitin e shkuar, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, në skenë u vendos “Fatalita”, një balet i ideuar nga Enada Hoxha. Mjaftuan vetëm dy net që ajo pjesë të vuloste suksesin sepse për programin ”Rudina” në Tv Klan ndan një lajm ekskluziv. “Fatalita” është blerë nga teatri “Massimo de Palermo”dhe do të vihet në skenë atje. Kjo shënon histori në TKOB duke u bërë  vepra e parë që blihet për t’u vendosur në një skenë jashtë vendit.

Enada Hoxha: Një fat i madh që ndodhi tani shumë shpejt është që teatri “Massimo di Palermo” e ka blerë baletin tim dhe do të vihet në skenë atje.

Rudina Magjistari: Tani ky quhet baleti yt, pse quhet baleti yt? Muzikën kush e ka kompozuar?

Enada Hoxha: “Fatalita”, ka qenë e bukur sepse këtë balet e kam krijuar teksa kthehesha nga Italia për në Tiranë, u vonua avioni dhe unë në aeroport e kam shkruar libretin. E quajta “Fatalita” sepse brenda  këtij baleti luhen 4 pjesë, “Romeo dhe Zhuljeta”, “Carmen”,”La Traviata” dhe “Ana Karenina”. Janë 4 histori të forta, 4 gra të cilat historia, e gjithë gjëja kalon në fatalitet, vriten. Duke qenë drama kaq të forta, unë jam shumë pas këtyre historive për t’i interpretuar, mendova që t’i përmblidhja në një balet të tëra. Vajti e krijusr aq bukur nga koreografi Toni Candeloro, një mik imi, i cili punoi edhe nga ana regjisoriale, koreografia, punoi shumë edhe me ndriçimin, dha ide edhe në kostumografi dhe mendoj që ka dalë një gjë e jashtëzakonshme. Muzika është origjinalet e tyre. Ideja është e imja dhe më bën të lumtur që një ide e imja, edhe pse e koreografuar nga Toni Candeloro arrin të përzgjidhet sepse Tonit iu kërkua  nga Massimo di Palermo të ofronte disa balete të tijat për trupën e tyre dhe Toni u dashurua shumë me këtë vepër që vuri, e tregoi edhe këtë vepër atje dhe ata zgjodhën këtë. Për mua është e jashtëzakonshme dhe edhe Toni e thotë që kjo hyn në historinë e teatrit tonë sepse asnjë vepër shqiptare nuk është blerë deri më sot nga asnjë vend tjetër.

Enada Hoxha shkruan historinë: Baleti im është blerë nga