Në Gjakovë u bë sot përurimi i bustit të heroit të Kosovës, Yll Morina, në nderim të kontributit të tij në luftën për çlirimin e vendit. Bustin e zbuluan nëna e Yllit, Drita Morina, ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, i cili u emocionua dhe u shpreh në lot gjatë fjalimit për bashkëluftëtarin e tij, si dhe kryetari i komunës, Ardian Gjini.
Ceremonia ishte një moment i rëndësishëm për komunitetin dhe familjen Morina.
