Pas 24 javësh sfida në reality show-n “Ferma VIP”, publiku ka shpallur Big Bastën si fituesin e edicionit të dytë. Në natën finale, e cila u drejtua nga moderatorja Luana Vjollca, u shpall verdikti: Big Basta triumfoi mes pesë finalistëve – Andueli, Andrea, Big Mama dhe Erandi.
Gara ishte e ngushtë dhe emocionuese, me Erandin që u eliminua i pari nga finalja, ndjekur nga Big Mama dhe Andrea. Në fund, votat e publikut vendosën fitoren e reperit nga Tirana, i cili u kurorëzua si më i miri i këtij sezoni.
