Emmanuel Macron befason me formën fizike gjatë pushimeve – paparacët e kapin me “six-pack” në skuter uji

Para 10 muaj

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është fotografuar nga paparacët gjatë pushimeve të tij në jug të Francës, duke tërhequr vëmendjen për formën e tij fizike mbresëlënëse. Sipas TMZ, kreu i shtetit francez u pa në Fort de Brégançon – rezidenca zyrtare verore e presidentit – teksa po shijonte pushimet bashkë me bashkëshorten e tij, Brigitte Macron.

Në fotot e publikuara më 14 gusht 2025 nga TMZ, Macron shihet pa bluzë duke përdorur një skuter uji, dhe trupin e tij të tonifikuar – përfshirë një “six-pack” të dukshëm – që ka habitur shumë ndjekës në rrjete sociale. Media amerikane shkruan se “duket se ka punuar fort në palestër” dhe e përshkruan atë si një lider që “ka bark të tonifikuar”.

Nuk është hera e parë që Macron shfaqet në publik me një imazh sportiv. Në mars 2024, një seri fotosh zyrtare të publikuara nga fotografja e tij, Soazig de la Moissonnière, e treguan presidentin duke ushtruar në palestër me doreza boksi, pamje që u interpretuan si pjesë e një strategjie për të theksuar energjinë dhe vendosmërinë e tij fizike.

🔗 Burimi: TMZ – Emmanuel Macron Shows Off Abs While Jet Skiing in France