Emigrantët, shtylla e fuqisë punëtore në Gjermani

Para 6 muaj

Zyra Federale e Statistikave në Gjermani ka publikuar të dhënat për vitin 2024, sipas të cilave 26% e punëtorëve në ekonominë gjermane kanë sfond migrimi, një tregues kyç i rolit të rëndësishëm që luajnë emigrantët në tregun e punës.

Sipas raportit, disa profesione mbështeten dukshëm në fuqinë punëtore me prejardhje emigrante:

  • 60% e teknikëve të saldimit dhe montimit janë me sfond migrimi.
  • 54% e shefave të kuzhinës dhe punëtorëve të prodhimit të ushqimit po ashtu janë emigrantë ose fëmijë emigrantësh.
  • Në sektorë si industria e ushqimit, pastrimi, akomodimi, magazinimi dhe shërbimet postare, emigrantët përbëjnë një përqindje të lartë të fuqisë punëtore.

Në dy sektorë të mëdhenj – kujdesi për të moshuarit dhe prodhimi i automobilave – 32% e punëtorëve janë me sfond migrimi, që nënvizon rëndësinë e tyre në mbështetjen e industrisë gjermane.

Megjithatë, punëtorët emigrantë janë nën-përfaqësuar në sektorin publik, përfshirë administratën shtetërore, arsimin, policinë etj

Ky përfshin si emigrantët e ardhur vetë në Gjermani, ashtu edhe ata që kanë të paktën një prind të lindur jashtë vendit pas vitit 1950.

Raporti thekson se pa kontributin e këtij grupi, shumë sektorë të ekonomisë gjermane do të përballeshin me mungesë të theksuar të fuqisë punëtore, duke rrezikuar funksionimin e tyre të përditshëm.