Spektakli i së hënës në Big Brother VIP Kosova u hap me “Darkën e të Nominuarve”, ku banorët u përballën me pyetje direkte për rrugëtimin e tyre në shtëpi.
Elijona deklaroi se lidhja me Klodin nuk ka qenë strategji, por një ndjenjë që ka rrjedhur natyrshëm. Ajo theksoi se nuk do të ndihej krenare nëse do të arrinte në finale vetëm për shkak të pëlqimit ndaj tij, ndërsa pranoi se kjo marrëdhënie e ka dëmtuar deri diku në lojë dhe në perceptimin e publikut.
