Elezi: Në balotazh votojnë edhe ata që mbushin 18 vjeç pas 12 tetorit

Para 6 muaj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të përditësojë listën votuese për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahet më 9 nëntor.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se përditësimi do të përfshijë vetëm personat që mbushin 18 vjeç pas 12 tetorit, si dhe largimin e të vdekurve dhe atyre që kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës.

Sipas tij, lëvizjet e qytetarëve ndërmjet komunave nuk do të përfshihen në këtë proces, ndërsa në balotazh pritet të votohet në 18 komuna, ku në raundin e parë ishin të regjistruar 1,316,129 votues.