Elbenita Kajtazi dhe Granit Musliu magjepsin publikun në Hamburg

Para 6 muaj

Një mbrëmje e jashtëzakonshme muzikore u zhvillua në Staatsoper Hamburg, ku dy emra të njohur të muzikës operistike shqiptare, sopranoja Elbenita Kajtazi dhe tenori Granit Musliu, sollën një performancë të paharrueshme në operën “Falstaff” të Giuseppe Verdit.

Ky ishte debutimi i Granit Musliut në rolin e Fentonit, i cili u prit me duartrokitje të gjata nga publiku gjerman. Sopranoja Kajtazi, e njohur për sukseset në skena ndërkombëtare, ndau emocionet e saj pas shfaqjes, duke e cilësuar bashkëpunimin me Musliun si një moment krenarie dhe suksesi të përbashkët për artin shqiptar.

“Jam krenare që sot e shoh të shkëlqejë,” – shkroi ajo në një postim në rrjetet sociale.

Kjo paraqitje e përbashkët vlerësohet si një tjetër dëshmi e fuqisë së zërave shqiptarë në skenat operistike evropiane, duke ngritur lart emrin e kulturës shqiptare në arenën ndërkombëtare.