Qeveria e Kosovës ka ekzekutuar sot pagesën e shtesës së njëhershme prej 100 euro, ashtu siç kishte paralajmëruar javën e kaluar Kryeministri Albin Kurti. Pagesa përfshin fëmijët e moshës 0–16 vjeç, si dhe përfituesit e pensioneve bazike dhe kontributive, kategoritë e luftës, personat me aftësi të kufizuara dhe skema të tjera sipas kritereve të përcaktuara në vendim.
Sipas njoftimit zyrtar, mjetet financiare janë transferuar dhe, varësisht nga banka ku përfituesit kanë llogaritë e tyre, pagesat pritet të reflektohen gjatë orëve në vijim.
Qeveria ka theksuar se kjo masë ka për qëllim mbështetjen e kategorive të ndryshme shoqërore dhe lehtësimin e barrës ekonomike për familjet përfituese.
