Ekspertja: Djali që kreu masakrën në Beograd ishte i vetëdijshëm, por pa pendesë

Para 1 vit

Në Gjykatën e Lartë në Beograd ka vazhduar gjyqi ndaj prindërve të djalit që vrau 10 persona në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në maj 2023.

Neuropsikiatrja gjyqësore, Dr. Aneta Lakić, dëshmoi se djali ishte plotësisht i vetëdijshëm për veprimin e tij, nuk ndjeu pendim dhe tha se nuk do ta kishte kryer krimin “nëse do t’i dinte pasojat”.

Sipas saj, ai ndihet i sigurt pasi është nën moshën e përgjegjësisë penale dhe beson se është i mbrojtur nga hakmarrja. Djali është frymëzuar nga vrasje masive në SHBA dhe ka shfaqur interes për burgim të përjetshëm apo dënim me vdekje.

Ekspertja theksoi se ai manipulon me të dhëna rreth shëndetit dhe jetës familjare për të shmangur përgjegjësinë. Procesi gjyqësor ndaj prindërve vazhdon.