Ekskluzive: Psikiatri Behar Kamberi ishte denoncuar për kërcënim dhe ngacmim në vitin 2020 në Drenas

Para 7 muaj

Psikiatri kosovar Behar Kamberi, i arrestuar së fundmi në Shqipëri për përndjekje ndaj moderatores sportive Albana Bejko, rezulton të ketë pasur probleme të mëparshme me ligjin edhe në Kosovë.

Sipas burimeve të Klankosova.tv, Kamberi ishte denoncuar në tetor të vitit 2020 në Drenas për veprat penale “Kanosje” dhe “Ngacmim”. Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se rasti ishte zgjidhur përmes ndërmjetësimit, me pajtimin e palëve.

Rasti i fundit ka ngritur shqetësime mbi sjelljen e përsëritur të mjekut dhe ndjekjen e rasteve të mëparshme nga institucionet. Hetimet për rastin e përndjekjes në Shqipëri janë në vazhdim.