Egli Tako tregon për problemet shëndetësore pas performancës në Drenicë, prej tre muajsh jam nën mjekime për kordat vokale

Para 9 muaj

Pas komenteve të shumta që mori kohët e fundit për interpretimin e saj të këngëve patriotike në një paraqitje të diskutueshme skenike, këngëtarja Egli Tako është rikthyer me një performancë tjetër, këtë herë në Drenicë.

Gjatë koncertit, ajo interpretoi këngën “A vritet pafajësia” për një publik të zjarrtë, ndërsa në rrjetet sociale ndau edhe një mesazh personal për ndjekësit e saj.

Egli sqaroi se prej tre muajsh është nën trajtim të vazhdueshëm për një dëmtim serioz në kordat vokale, çka ka ndikuar ndjeshëm në zërin e saj dhe në performancat e fundit.