Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Egli Tako, ka reaguar me tone të ashpra ndaj zërave që po qarkullojnë në mediat rozë për një lidhje të mundshme të saj.
Këngëtarja është fotografuar së fundmi gjatë pushimeve, teksa kërcente dhe shoqërohej me një mashkull misterioz. Kjo mjaftoi për të nxitur spekulime për një partner të ri, por Egli i ka mohuar kategorikisht këto lajme.
Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, ajo e ka bërë të qartë se personi në fjalë është vetëm një mik i vjetër, duke theksuar se edhe nëse do të ishte në një lidhje, nuk do ta ekspozonte në atë formë.
“Ky reagim nuk është aspak për mua, pasi unë me ju jam mësuar. Ky reagim është vetëm për shkeljen e të drejtave të personave të dytë ose të tretë dhe shpifjes,” shkruan Egli në postimin e saj.
Ajo ka kritikuar përfshirjen e emrave nga rrethi i saj shoqëror në thashetheme, duke thënë se ata nuk kanë asnjë detyrim ndaj publikut dhe nuk duhet të përfshihen në lajme të tilla.
“Edhe me tim atë po të më shihni, do shkruani ‘Partneri i ri i Egli Takos +50 vjeç’, ja se si e shkatërroi familjen. Stop, mjaft është mjaft,” shton ajo ironikisht në fund të reagimit.
Pavarësisht se ka qenë objekt spekulimesh për muaj me radhë, Egli Tako ka preferuar të mos reagojë deri tani. Ky postim duket se ka qenë një kufij i vendosur qartë nga ana e saj për ruajtjen e privatësisë.
