Këngëtarja e njohur Edona Llalloshi ka refuzuar pjesëmarrjen në dasmën e Teuta Rugovës, vajzës së ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova – por jo për arsye personale.
Sipas sqarimit të dhënë nga vetë deputetja e VV-së, Teuta Rugova, mungesa e Edonës në këtë ngjarje të rëndësishme familjare u shkaktua për shkak të një angazhimi të mëhershëm të këngëtares.
Familja Rugova kishte zgjedhur Edona Llalloshin për të performuar në ditën e kurorëzimit të dashurisë mes Teutës dhe Agron Gjeloshajt, një ngjarje që mblodhi figura të njohura të politikës, artit dhe shoqërisë.
Edona, e cila u shpreh e nderuar për ftesën, konfirmoi se nuk mund të ishte e pranishme për arsye profesionale, pavarësisht dëshirës së saj për të marrë pjesë në këtë ditë të veçantë.
Dasma e Teuta Rugovës është konsideruar si një ndër eventet më të komentuara të këtij sezoni, jo vetëm për shkak të emrit që mban ajo, por edhe për interesimin e madh të publikut rreth figurave që morën pjesë në festë.
Urime martesën, Teuta e dashur!
Familje te nderuara Rugova dhe Gjeloshi, Duke e ndjere thelle ne shpirt këte moment kaq te rendesishem për ju, me lejoni t’ju percell urimet e mia me te singerta per martesen e
Teutes me Agronin. Per mua si artiste, do te ishte nder dhe kenaqési e veçante te performoja ne kete ngjarje kaq te rendesishme per Familjen Rugova
dhe Gjeloshi. Por, fatkeqesisht, per shkak te angazhimeve te planifikuara me herët, m’u pamundisua te performoja dhe te shijonim momente te bukura nga martesa juaj. Gjithsesi, ju
falenderoj per perzgjedhjen tuaj.
E dashur Teuta, sot ke nisur nje kapitull te ri me dinjitetin e nje vajze te ritur ne nje familje me tradite, vlera dhe dashuri per vendin. Si mike e familjes suaj, uroj qe martesa jote te jete strehe e dashurise
se perhershme!
Zonjes Fane dhe gjithe familjes urime!
Me shume dashur dhe respekt,
Edona Llalloshi
