Përmes një postimi në Facebook, Edita Tahiri ka vënë në dyshim seriozitetin dhe koherencën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke komentuar mbi deklaratat e saj në konferencën e fundit për media lidhur me kërcënimet ndaj vendit.
Tahiri tha se presidentja ka dhënë “shumë versione” për të njëjtin kërcënim, duke krijuar paqartësi mbi burimin e saktë të tyre.
“Një presidente, njëqind versione – tashmë s’po dihet a Trumpi, a Maqedonci, a KFOR-i, apo brifingjet ishin burimi i saj për kërcënimet ndaj Kosovës. As nuk po dihet kush e ndali Serbinë – presidentja, Trumpi, KFOR-i apo Maqedonci,” shkruan Tahiri, duke e cilësuar këtë si “diletantizëm të paprecedentë të një presidenteje.”
Ky postim ka ngjallur reagime të ndryshme në opinionin publik, duke reflektuar tensionet dhe diskutimet për sigurinë dhe rolin e institucioneve shtetërore në Kosovë.
