Rastet e dhunës në familje në Kosovë po shtohen çdo ditë, duke përfshirë edhe sulme të rënda ndaj prindërve. Një ngjarje shqetësuese ndodhi në fshatin Votomiricë të Pejës, ku një nënë 55-vjeçare përfundoi në spital pas një sulmi brutal nga djali i saj 29-vjeçar.
Pas një debati verbal, ai e goditi fizikisht të ëmën disa herë mbi tavolinë. Familjarët ndërhynë pasi e panë me dorën e gjakosur. Viktima deklaroi se kjo nuk është hera e parë që përjeton dhunë nga djali. Rasti është nën hetim, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
