E turpëshme fëmijëve pa përkujdes prindëror nuk u jipen shtesat

Para 10 muaj

Janë 30 fëmijë pa përkujdes prindëror të ciilët tash për tash jetojnë në kuadër të organizatës SOS-fshati.

Por ata nuk gëzojnë të drejtën sikur mbi 400 mijë fëmijët tjerë të Republikës së Kosovës që t’i marrin shtesat mujore të qeverisë.

Kjo çështje është trajtuar në kuadër të dokumentarit “Të braktisur nga gjaku, të gjetur nga zemra”, i transmetuar të mërkurën në Klan Kosova.

Nga SOS-fshati kanë konfirmuar se janë duke punuar për ta zgjidhur këtë problem.