E rritur jetime dhe pa mbështetje, 20-vjeçarja duroi vite dhunë nga bashkëshorti deri sa u arratis nga dritarja

Para 5 muaj

Një 20-vjeçare nga Kosova, G.C., ka denoncuar sërish bashkëshortin e saj për dhunë fizike e psikike, pas viteve të keqtrajtimeve të vazhdueshme. E rritur në jetimore dhe pa mbështetje familjare, ajo thotë se dhuna nisi që në javën e parë të martesës në vitin 2021 dhe vazhdoi me rrahje, shufra metalike, kërcënime dhe madje edhe të shtëna me armë.

G.C. kishte ngritur disa herë kallëzime penale kundër bashkëshortit: në shkurt 2023, në qershor 2024 dhe pas një aktakuze të ngritur në gusht 2024, ku burri kishte pranuar fajësinë. Rasti i fundit ndodhi më 8 nëntor 2025, kur ajo u arratis nga dritarja e kuzhinës për të shkuar në Polici.

20-vjeçarja thotë se vite me radhë kishte duruar dhunën vetëm për të mbrojtur djalin e vogël, por tashmë ka kërkuar ndihmë përfundimtare nga institucionet. Autoritetet kanë nisur procedurat ligjore ndaj të dyshuarit.