E rëndë: Kjo është gruaja e cila vdiq pas iu përkeqësua gjendja në Prishtinë

Para 5 muaj

Gruaja që vdiq të hënën pasi iu përkeqësua gjendja shëndetësore në një lokal në Prishtinë është Filloreta Çitaku.

Ajo u dërgua me urgjencë në QKUK, mirëpo pavarësisht intervenimit mjekësor, nuk arriti të mbijetojë.

“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”,  është thënë sot në raportin 24-orësh të Policisë.