E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, po zhvillon takime të vazhdueshme me partitë politike në Kosovë. Së fundi, ajo ka diskutuar me përfaqësuesit e Listës Serbe, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së gjerë nga të gjitha partitë për të siguruar që çdo komunitet të ketë një zë në të ardhmen e vendit.
Prattipati nënvizoi se komuniteti serb dhe përfaqësuesit e tij duhet të jenë plotësisht të angazhuar në institucionet e Kosovës. “Vetëm përmes angazhimit aktiv mund të dëgjohen dhe adresohen zërat, shqetësimet dhe nevojat e qytetarëve,” tha ajo.
