E morën me forcë, e mbajtën gjithë natën në shtëpi të pabanuar – detaje nga rrëmbimi në Veternik

Para 7 muaj

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të rëndë të rrëmbimit që ka ndodhur në lagjen Veternik të Prishtinës, të enjten mbrëma.

Sipas raportit policor, më 19 shtator është raportuar se dy persona të dyshuar – meshkuj kosovarë – e kanë marrë me forcë një viktimë mashkull dhe e kanë futur në një veturë. Më pas, sipas dëshmisë së viktimës, ata e kanë dërguar në një shtëpi të pabanuar, ku e kanë mbajtur deri në mëngjes, duke ushtruar ndaj tij edhe forcë fizike.

Nuk janë dhënë ende detaje lidhur me motivin e këtij veprimi, por Policia ka konfirmuar se po zhvillon hetime intensive për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të përfshirë.